‘Ajri në nivel katastrofal’/ Sokoli: Qytetet kryesore të vendit në shkallë të lartë ndotjeje

Tirana rezulton qyteti më i ndotur në Shqipëri, me nivele alarmante të ndotjes së ajrit që tejkalojnë disa herë normat e Bashkimit Evropian. Një studim i fundit evidenton situatë shqetësuese edhe në qytete si Durrësi, Elbasani, Fieri, Shkodra dhe Korça.

Sipas ekspertit të territorit dhe mjedisit Imeldi Sokoli, i ftuar në emisionin Kafe Shqeto, ndotja në kryeqytet është “katastrofale por konstante”. Monitorimi prej vitit 2018 tregon tejkalim të normave, veçanërisht në muajt nëntor-dhjetor.

Shkaqet kryesore identifikohen trafiku i rënduar, kantieret e shumta të ndërtimit dhe mungesa e hapësirave të gjelbra, ndërsa fenomeni përkeqësohet nga mbyllja e korridoreve natyrore të ajrit. Grimcat PM2.5 dhe PM10, si dhe gazrat CO2 dhe NO2, rezultojnë në nivele shqetësuese.

Eksperti sugjeron masa urgjente, si zgjerimi i transportit publik, krijimi i hapësirave të gjelbra urbane dhe kufizimi i trafikut, duke marrë si shembull modele si Paris, ku ndërhyrjet e shpejta kanë përmirësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit.

Sokoli:

Unë jam frekuentues i rregullt i kryeqytetit. Domethënë, për ta futur pak në kontekst, ne kemi tetë vite që e monitorojmë të paktën cilësinë e ajrit në mënyrë të përgjithshme.

Pra, që në atë pikë, që në vitin 2018, ne bëjmë matjen e cilësisë së ajrit kryesisht në Tiranë po edhe në qytetet e tjera, në varësi të, mund të themi, zhvillimeve që ka vetë projekti. Duhet të them që gjendja është stabël e ndotur. Katastrofale por konstante.

Po. Duhet të them që... Se s'kemi asnjë fabrikë pra ne. Asnjë fabrikë. Problemi i vetëm që është i atakueshëm përsa i përket cilësisë së ajrit në këtë rast është trafiku, që është shkaktar... Trafiku është shkaktari kryesor që ndot, të paktën edhe në grimcat e pluhurit, po edhe në CO2 që është dioksidi i karbonit, edhe në dioksidin e azotit që është NO2. Ka dhe një shkak tjetër që edhe ky është, lidhet direkt me, mund të themi, densimin e ndërtimeve që ka Tirana. Pra ka mbylljen e të ashtuquajturve korridoreve të ajrit. Dhe ndotje shtesë ka përgjithësisht edhe gjatë kantiereve të ndërtimeve. Pra, në momentin e operimit të të ndërtimeve, patjetër që ka ndotje të lartë, kryesisht në PM 2.5 dhe PM10 që janë grimcat e pluhurit në në ajër. Këto janë katër komponentët që ne masim. Është një matje bazike, por me komponentë të mjaftueshëm dhe të thjeshtë për të kuptuar thellësinë e problemit që ka monitorimi i ajrit ose ajri në përgjithësi.

Po ta bëjmë një llogari dhe të vëmë shëndetin tonë në mes, normalisht që del, del i pajetueshëm, po del i pajetueshëm, dalin të pajetueshme dhe qytetet e tjera që do i përmendim. Duhet të them që në Tiranë ne kemi, kemi bërë 300 pika monitorimi. Pra, përveç pikave të monitorimit që janë, mund të themi, një fotografim i momentit, kemi dhe pikat stacionare që masin 24 orë në 24, me kuptimin për të kuptuar trendin vjetor dhe ajo çfarë na del nga trendi vjetor është që në Tiranë, edhe në qytetet e tjera, kemi pastaj tejkalim të të gjitha normave të cilësisë së ajrit në muajt dhjetor dhe në nëntor.

Pse ndodh kjo? Kjo ndodh për faktin që rritet edhe djegia nga ngrohja. Dhe kjo shkakton edhe ndotjet e tjera, pra rritjen edhe... shtohet doza e, mund të themi, e shkarkimeve të CO2 dhe NO2 në ajër dhe kjo kalon disa herë më pas mbi normë përsa i përket cilësisë së ajrit.

Unë do të them që, dakord që periferia patjetër që ka, është dukshëm më e ulët, pra ndotja e ajrit është dukshëm më e ulët, por përsëri ne na rezulton që në momente të caktuara është përsëri mbi normë. Pra, duhet të përmend edhe pak disa rekomandime këtu çfarë mund të jetë. Një zgjidhje kryesore për institucionet, kryesisht për bashkitë në këtë rast, është që zonat hotspot të kenë dhe të ndërtojnë xhepa urbanë të gjelbër për absorbimin sa më të lartë të CO2 dhe NO2.

Pylli orbital për shembull, meqë po kujtohem. Pylli orbital mund të ishte një mundësi, po s'është. 

Së fundmi, duke qenë që edhe, mund të them, sfidat janë më të mëdhaja në Bashkinë Tiranë, së fundmi Bashkia Tiranë edhe ka, ka filluar një nismë që do ta masë vetë cilësinë e ajrit, shumë mirë, me metodologjinë zyrtare.

Metodologjia jonë, duhet thënë, është metodologji alternative dhe duke qenë me metodologji alternative, ne shkencërisht është e njëjta, e njëjta matje. Nuk është si mjekësi popullore kundër mjekësisë konvencionale. Por ne, qëllimi ynë është të ndërgjegjësojmë dhe të kuptojmë thellësinë e problemit.

Përveç se mos marri autobusin për të shkuar me pi kafe. Problemi është që kjo zgjidhje duhet të vijë nga vullneti politik dhe nga qeverisja, që të jetë një zgjidhje e tillë që ne të përmirësojmë, për shembull, shërbimin e autobusave dhe transportit publik, në mënyrë që ne të gjithë të lëmë makinat në shtëpi, ta bëjmë cilësinë e transportit publik... mos të kemi nevojë që të marrim makinë dhe kjo automatikisht do të ndikojë në mënyrë direkte në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Po marr rastin e fundit, post-COVID ishte Parisi që kishte norma të tmerrshme të ndotjes së cilësisë së ajrit dhe me një dorë të hekurt, në fakt, filloi pedonalizimin e zonave, mund të themi, kryesore, problematike, kryesore edhe të qarkullimit në disa zona dhe gjeti zgjidhje alternative të trafikut, normalisht. Dhe është vërejtur që për dy-tre vite ato kanë përmirësuar në mënyrë të ndjeshme cilësinë e ajrit. Kjo duke u kombinuar, siç thashë, edhe me ndërtimin e xhepave urbanë apo parqeve urbane të vogla në brendësi të lagjeve ku, në emrin, mund të themi, teknik quhet 'tactical urbanism' ose urbanizmi taktik për të, për të shkuar drejt zgjidhjes së problemit që ka një zonë e vogël në mënyrë, në mënyrë të shpejtë.

Patjetër që po. Gjithmonë ka zgjidhje, po duhet të ketë vullnet. Problemi është që nuk jemi vonë asnjëherë për të gjetur zgjidhje të këtij problemi në qoftë se ne do të duam që të jetojmë dhe ta kthejmë një qytet sa më normal. Tiranën.

Uji është një ndër, mund të themi, risitë e projektit. Ne kemi katër iniciativa të tjera që merren me monitorimin e cilësisë së ujit, duke u bazuar edhe në mënyrat e përdorimit të trupave ujorë, duke i klasifikuar për shembull për trupa ujorë për që përdoren për pirjen e ujit apo për ujësjellës, për ujësjellësin, për trupa ujorë që karakterizohen për rekreacion, apo për trupa ujorë që përdoren për infrastrukturat bujqësore, pra për vaditje. Në këtë rast duhet të them që një masë e madhe e trupave, ajo çfarë vihet re, kanë probleme të ndotjes organike. Ndotjes organike nga njerëzit, nga shkarkimet e ujërave të zeza.