Champions League, përcaktohen sot katër skuadrat e tjera çerekfinaliste

Ethet e Champions League vazhdojnë sonte me një mbrëmje spektakolare, ku do të përcaktohen katër çerekfinalistët e fundit të edicionit aktual.

Vëmendja kryesore është te përballja mes Barcelonës dhe Newcastle, e cila nis në orën 18:45 në “Camp Nou”.

Pas barazimit 1-1 në Angli, gjithçka mbetet e hapur dhe të dy skuadrat synojnë kualifikimin.

Barcelona, nën drejtimin e Hansi Flick, kërkon të shfrytëzojë faktorin fushë.

Në një tjetër duel shumë interesant, Liverpool tenton një përmbysje të madhe ndaj Galatasarayt, pas humbjes minimale 1-0 në Stamboll.

“The Reds” do të mbështeten tek atmosfera në “Anfield” për të ndryshuar fatin e këtij kualifikimi.

Ndërkohë, Bayern Munich është me një këmbë në çerekfinale, pasi ka shkatërruar Atalantën me rezultatin 6-1 në ndeshjen e parë.

Gjermanët pritet vetëm të administrojnë avantazhin në takimin e kthimit në shtëpi.

Sfida tjetër e mbrëmjes zhvillohet në Londër, ku Tottenham Hotspur pret Atletico Madrid.

Spanjollët kanë një avantazh të madh 5-2 nga ndeshja e parë, por londinezët do të tentojnë mrekullinë para tifozëve të tyre.

Një natë e madhe futbolli pritet të dhurojë emocione dhe surpriza, ndërsa gara hyn në fazën më vendimtare të saj.