Meçorapaj, gruaja që theu tabunë 36-vjeçare në PD e Vlorës: Jam mirëpritur jo vetëm nga demokratët

Partia Demokratike në Vlorë ka zgjedhur drejtuesin e tij, një përmbysje 36-vjeçare duke vënë në krye të kësaj force politike në qytetin bregdetar, një grua.

Në Vlorë, zgjedhja e Nada Meçorapaj shënon një moment historik, duke u bërë gruaja e parë në krye të degës pas 36 vitesh, një zhvillim që ajo e cilëson si “thyerje të një tabuje”, në një politikë të dominuar historikisht nga burrat.

E ftuar në ‘A Show’ në Syri Tv, nën moderimin e Adi Krastës, Meçorapaj tha se kandidatura e saj është mirëpritur jo vetëm brenda strukturave partiake, por edhe nga qytetarët e Vlorës.

Sipas saj, pjesëmarrja e lartë në procesin zgjedhor ishte një konfirmim i këtij mbështetjeje të gjerë.

Qëllimi është krijimi i një rrjeti informimi dhe angazhimi që të mundësojë një lidhje më të fortë me elektoratin dhe të përgatisë partinë për sfidat e ardhshme politike. E pyetur mbi realizueshmërinë e këtij plani ambicioz në një kohë të shkurtër, Meçorapaj u shpreh optimiste.

“Nëse ka dëshirë për të punuar dhe përkushtim, është e realizueshme”, deklaroi ajo, duke shtuar se dega e Vlorës ka treguar aftësi menaxhuese gjatë dy proceseve zgjedhore të vitit të fundit. Ajo theksoi se suksesi i kësaj strategjie varet nga bashkëpunimi i të gjitha hallkave të partisë, nga baza deri te forumet drejtuese.

Kandidatura është mirëpritur jo vetëm brenda strukturave të Partisë Demokratike në Vlorë, por dhe në të gjithë qytetin e Vlorës. Sigurisht është thyer një tabu në një farë mënyre, sepse përgjithësisht politika është, ka pas qenë maskiliste më së shumti, por unë mendoj që është mirëpritur dhe kjo jo vetëm në optikën time, por dhe të qytetarëve të Vlorës dhe të gjithë demokratëve. Dhe pjesëmarrja e tyre e konfiguroi këtë mendim domethënë ditën e zgjedhjeve.

Unë mendoj që është, nëse ka dëshirë për të punuar, përkushtim, mendoj që është e realizueshme. Koha ka treguar që përgjatë këtij viti, për një vit, dega e Partisë Demokratike Vlorë është nënshtruar dy palë zgjedhjeve, atyre të 11 majit dhe atyre të nëntorit, dhe sigurisht që kjo degë, pavarësisht situatave dhe vështirësive të shumta, i ka përballuar shumë mirë të dyja proceset zgjedhore, kjo në pikëpamjen e të gjithë ekipit administrativ, infrastrukturës zgjedhore që duhet për një ditë, siç është ajo e zgjedhjeve.

 Sigurisht ka punë për të bërë, ka shumë punë, por me përkushtim dhe kam idenë me njohjen shumë të mirë të partisë në të gjitha qelizat e saj, duke filluar që nga baza që është seksioni, një force politike, grup seksioni, pastaj hallkat e tjera, forumet e tjera të partisë, siç janë kryesia e degës, lidhja e gruas dhe forumi rinor.

Në gjykimin tim, nëse ka një bashkëpunim të të gjitha hallkave të ndërthurura, të të gjithë institucionit të Partisë Demokratike në një degë, sigurisht që është e realizueshme. Është e realizueshme, por do shumë punë dhe përkushtim. Jam e sigurt që informacioni në kohët e sotme është i bollshëm që njerëzit të jenë shumë mirë të informuar dhe gjithashtu, të kenë shumë arsye për t'u bashkangjitur pranë Partisë Demokratike.