Përmbysje epike nga Sportingu i Lisbonës, përfundon ëndrra e Bodo\Glimt

Bodø/Glimt pëson një humbje të hidhur 5-0, ndërsa Sportingu feston kualifikimin në çerekfinalet e UEFA Champions League.

Ndeshja e kthimit në Portugali u shndërrua në një arritje madhështore për vendasit. Jo vetëm që Sporting i eliminoi pasojat e humbjes 3-0 në ndeshjen e parë, por gjithashtu triumfoi me një fitore të thellë 5-0, duke kaluar më tej në garë.

Golashënuesit që vulosën suksesin ishin Gonçalo Inácio në minutën e 36-të, Pedro Gonçalves në minutën e 61-të dhe Suarez në minutën e 78-të, të cilët e çuan ndeshjen në shtesë. Në fund, Araujo (92’) dhe Rafa Nelson (121’) vulosën kualifikimin e ekipit portugez.

Me këtë fitore bindëse, Sportingu tani është çerekfinalisti i parë i Champions League-s, ndërsa Bodø/Glimt largohet duarnosh pas një nate të paharrueshme për tifozët portugezë.