Përplasen tre makina në autostradën Fushë Krujë-Milot, disa persona të plagosur

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Fushë Krujë-Milot, ndërsa kanë mbetur të plagosur disa persona.

Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa mjetet janë dëmtuar shumë.

Si shkak i aksidentit është krijuar një trafik i madh, duke e rënduar shumë qarkullimin në këtë zonë.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.