VIDEO/ Një karton i kuq i hershëm ‘prish’ spektaklin në ‘Etihad’, Reali eliminon lehtësisht City-n

Nuk ndodh befasia e madhe në ndeshjen e kthimit mes Manchester City-t dhe Realit të Madridit. Në ‘Etihad’ sfida u mbyll 2-1 për madrilenët, por kushtëzua nga ndëshkimi i hershëm me karton të kuq i Bernardo Silva-s, që shkaktoi penalltinë e kthyer në gol nga Vinicius Junior.  Me rezultat të përgjithshëm 5-1, ‘Los Blancos’ shkojnë në çerekfinale.

Në minutën e 20-të, situata u komplikua për anglezët kur Bernardo Silva u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak në një moment kritik të ndeshjes, pasi ndërpreu me krah një goditje drejt portës.

Ndërhyrja e Bernardo Silva-s

Vinicius Junior u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke dërguar topin në këndin e poshtëm të djathtë dhe duke mposhtur Gianluigi Donnarumma-n.

Manchester City - Real Madrid 0-1

Goli i brazilianit jo vetëm që i dha avantazhin Realit në ndeshje, por e thelloi edhe më shumë epërsinë e përgjithshme (4-0), duke e bërë shumë të vështirë përmbysjen për Manchester City-n.

Me një lojtar më pak dhe me disavantazh të thellë në rezultatin e përgjithshëm, skuadra e Pep Guardiolës përballet me një mision thuajse të pamundur, ndërsa Reali është shumë pranë sigurimit të një bilete për në çerekfinale të UEFA Champions League.

Edhe pse me 10 lojtarë, City arrin të barazojë me Haaland-in në minutën e 41-të.

Manchester City - Real Madrid 1-1

Në fund të sfidës, Vinicius Junior realizon golin e fitores.