Chelsea dorëzohet pa kushte ndaj PSG-së, humb thellë edhe në 'Stamford Bridge'

PSG nuk i jep asnjë shans Chelsea-t në ‘Stamford Bridge’, skuadra priziene e fitoi 3-0 ndeshjen e kthimit, duke u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 8-2.

Skuadra franceze nuk i ka lënë asnjë hapësirë Chelsea-t për të besuar te përmbysja, duke kaluar në avantazh që në minutat e para në “Stamford Bridge”.

Në minutën e 6-të, portieri Matvey Safonov nisi aksionin me një pasim të saktë drejt Khvicha Kvaratskhelias, i cili nuk gaboi brenda zonës dhe dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës. Një goditje e saktë që çoi rezultatin në 0-1 për francezët.

Chelsea – PSG 0-1

Me këtë gol, diferenca e përgjithshme shkon në 6-2 në favor të PSG-së, duke e bërë pothuajse të pamundur përmbysjen e rezultatit nga londinezët në këtë përballje të UEFA Champions League.

Në minutën e 14-të vjen dhe goditja përfundimtare nga Barcola, që shënon golin e dytë për parizienët.

Chelsea – PSG 0-2

Në minutën e 62-të shënon golin e tretë Mayulu.