Manchester United synon mesfushorin e Realit, gati 50 milionë euro për pasuesin e Casemiros

Manchester United ka nisur kërkimet për zëvendësuesin e Casemiro-s dhe ka hedhur sytë nga Real Madridi. Objektivi kryesor i “Djajve të Kuq” është Eduardo Camavinga.

Klubi anglez mësohet është i gatshëm të ofrojë mbi 50 milionë euro për mesfushorin francez, duke synuar ta transferojë në “Old Trafford” gjatë merkatos së verës. Camavinga, i lindur në vitin 2002, ka treguar cilësi të mëdha që nga transferimi i tij në Spanjë, duke u dalluar për fleksibilitetin dhe aftësinë për të luajtur në disa role në mesfushë.

Megjithatë, konkurrenca e fortë në skuadrën madrilene nuk i ka dhënë gjithmonë hapësirat e dëshiruara si titullar i rregullt. Kjo situatë mund të krijojë një mundësi për largimin e tij, edhe pse drejtuesit e Realit nuk pritet ta lënë të lirë lehtësisht pa një ofertë shumë të lartë.

Nga ana tjetër, Manchester United duket i vendosur të investojë seriozisht për të ndërtuar një mesfushë të re, me Camavinga-n që shihet si profili ideal për të zëvendësuar Casemiro-n në të ardhmen.

Gjithçka do të varet edhe nga objektivat sezonalë të klubit anglez, pasi një kualifikim në UEFA Champions League do ta bënte edhe më tërheqëse këtë destinacion për lojtarin francez, i cili ka nevojë për vazhdimësi për të bërë hapin e madh në karrierë.