'Jam gjallë!' Trump i çon ambasadorin në zyrë Netanyahut: Më kërkoi të vija të kontrolloja a ishe mirë
Kryeministri izraelit ka publikuar një tjetër video për të rrëzuar teoritë konspirative të përhapura online sipas të cilave ai ka vdekur.
Në video ai është me ambasadorin e SHBA-së Mike Huckabee i cili i thotë se presidenti donte 'që të vija të kontrolloja nëse ishe mirë”, thotë Huckabee duke qeshur, teksa të dy ecin në zyrën e Netanyahut.
“Po, Mike, jam gjallë,” përgjigjet kryeministri izraelit. Huckabee shton se Trump donte të sigurohej për këtë “sepse ju të dy shkoni shumë mirë bashkë”.
“Ne shtrëngojmë duart, dhe në secilën kam 5 gishta” deklaron Netanyahu, duke iu referuar pretendimeve të rreme që qarkullojnë në rrjetet sociale, sipas të cilave videot e fundit janë gjeneruar nga inteligjenca artificiale pasi e shfaqnin atë me 6 gishta.
Crossing names off the list is good - doing it shoulder to shoulder with our American friends is even better.
Good to see Ambassador @GovMikeHuckabee. Always a pleasure.
🇮🇱🇺🇸 pic.twitter.com/FZrZN03IZI