Pogradec/ Vatër zjarri në fshatin Somotinë, banorët izolojnë flakët me degë
Një vatër zjarri është evidentuar pasditen e kësaj të marte në një kodër të fshatit Somotinë, në njësinë administrative Proptisht të Pogradecit. Flakët kanë prekur sipërfaqe me dushk dhe shkurre, ndërsa në terren kanë zbritur forcat zjarrfikse, njësia administrative, shërbimet pyjore dhe banorë të fshatit për të ndihmuar në izolimin e vatrës.
Raportohet se prezenca e erës ka favorizuar përhapjen e flakëve, megjithatë ekipet në terren po punojnë për ta kontrolluar situatën. Ende nuk është bërë i ditur saktësisht sipërfaqja e djegur.