VIDEO/ Peka: Rama ka shkuar përtej SHBA dhe BE në qëndrimet ndaj Iranit, pasoja për sigurinë

Eksperti i sigurisë Avenir Peka, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meço në SYRI TV, ka komentuar politikën e jashtme të Shqipërisë dhe qëndrimet ndaj Iranit. Sipas tij veprimet e SHBA, aleatëve të tyre dhe BE-së në lidhje me sanksionet kanë në shënjestër organizata të caktuara, si Hamas, Hezbollah dhe së fundmi Garda Revolucionare e Iranit.

Ai u shpreh se Edi Rama ka shkuar përtej këtyre qëndrimeve, duke e cilësuar Iranin si shtet sponsor të terrorizmit, një hap që sipas tij nuk është kërkuar nga SHBA. Peka theksoi se, sipas tij, kjo qasje nuk është ndërmarrë në koordinim me Uashingtonin, ndërsa shtoi se arsyet e këtij vendimi duhet t’i sqarojë vetë kreu i qeverisë.

Eksperti kritikoi gjithashtu angazhimet e Shqipërisë në çështje ndërkombëtare, duke përmendur përfshirjen në çështjen e armëve kimike siriane dhe strehimin e anëtarëve të Muxhahedinët e Popullit të Iranit (MEK), të cilat sipas tij kanë krijuar rreziqe për sigurinë. Sipas Pekës, kryeministri po përpiqet të rrisë rolin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare duke ndërhyrë në kriza të ndryshme globale.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin se këto veprime mund të sjellin pasoja për sigurinë e vendit, duke paralajmëruar për rrezikun e përfshirjes indirekte në tensionet me Iran.

‘Veprimet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe të vendeve të tjera aleate, por edhe të Bashkimit Europian, në lidhje me sanksionimin e këtyre organizatave, kanë të bëjnë vetëm me organizatat terroriste, me Hamasin, me Hezbollahun dhe risia është me Gardën Revolucionare. Edi Rama ka shkuar përtej kësaj. Ka shkuar përtej Bashkimit Europian, ka shkuar përtej Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk jemi i sigurt për Izraelin. Dhe ka shpallur edhe shtetin e Iranit si sponsor i terrorizmit.

E vërteta është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i ka kërkuar askujt, asnjë shteti dhe as Shqipërisë, që shtetin e Iranit ta shpallë si financues, si shtet që financon terrorizmin. Që do të thotë që këtë linjë, këtë vendim që e ka marrë Edi Rama, nuk e ka marrë për llogari apo sipas kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Se për ko e ka marrë Edi Rama, ta sqarojë vetë ai, se për ko e ka marrë. Tjetra, çfarë po bën Rama? Rama po bën, po luan rolin e atij tifozit që do të futet patjetër në fushë. Sa herë ka ndeshje, duhet të futet në fushë.

Po pikërisht për këtë. Dhe, ka një krizë, fut hundët në, shkon e vetëpropozohet për armët kimike siriane. Ka një krizë tjetër, shkon e propozohet, vetëpropozohet për të marrë të gjithë muxhahedinët e MEK-ut, të opozitës iraniane për t'i marrë në Shqipëri, duke shkaktuar, duke sjellë si kërcënim për sigurinë. Ka krizë tjetër, bën një ofertë tjetër. Ka krizë tjetër, futet edhe në këto pazaret me Vuçiç etj.

Ideja e tij, domethënë, është faktorizim, ose më mirë po të themi, kur ka ardhur në pushtet George Soros i ka thënë këtij, duhet të jesh relevant, duhet të bëhesh faktor relevant për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë që të mbajnë. Dhe çfarë bën ky? Sa herë që ka një krizë ndërkombëtare, ky shkon aty fut hundët për t'iu gjendur Shteteve të Bashkuara, për t'iu gjendur joker, për t'iu gjendur Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me raste e kanë refuzuar pjesën më të madhe. Ne kemi, kemi pasur debatin edhe vjet gjatë fushatës elektorale, por edhe tani para, para dy muajsh, përpjekjet e tij për të ofruar pranimin në Shqipëri, marrjen, jo pranimin, po marrjen të 100.000 palestinezëve. Pse? Vetëm për t'u bërë faktor dhe për t'u bërë i domosdoshëm.

Domosdoshmërisht. Në qoftë se i bëjmë një profil psikologjik Ramës dhe biem dakord që ky ka probleme psikologjike, atëherë do shkojmë më tutje në analizë. A janë këto që po bën, vetëm, ose kjo që bën, a janë vetëm për t'u faktorizuar në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Apo ka edhe një lojë më të ndyrë? Dhe kush është loja më e ndyrë? Që ky të bëhet pjesë e luftës.

Po si bëhet pjesë e luftës? Duke ngacmuar Iranin që të ndërmarrë veprime terroriste në Shqipëri dhe duke u bërë faktor pastaj. Irani e di se kush është Edi Rama dhe çfarë barbari është. Por Irani, por duke ke parasysh një gjë, Irani ne nuk e dimë se kush e drejton Iranin dhe nuk e dimë se çfarë kaosi është tani, kur kemi edhe lidershipin që është i tillë’, tha Avenir Peka ndër të tjera në SYRI TV.