Slot synon çerekfinalet dhe një batutë për episodin me Tudor-in: Pa flokë jemi të gjithë të ngjashëm nga pas!

Arne Slot, trajner i Liverpool, foli për Sky Sport para ndeshjes së kthimit ndaj Galatasaray-t në 1/8-at e UEFA Champions League. Në ndeshjen e parë në Turqi, Galatasaray fitoi 1-0.

“Presim me padurim të luajmë, e merituam të jemi këtu dhe tani synojmë të arrijmë çerekfinalet. Dëshirojmë ta provojmë këtë këtu, në stadiumin tonë, me tifozët tanë”, tha Slot.

Trajneri gjithashtu foli për rolin e Dominik Szoboszlai: “Ai është mesfushor dhe duhet të luajë në mesfushë. Mundësia që të luajë në pozicione të tjera na ka ndihmuar për mungesat që kemi pasur, por roli i tij ideal mbetet ai i mesfushorit.”

Slot u shpreh edhe për një episod të fundit me Igor Tudor-in, i cili e kishte ngatërruar me një anëtar të stafit të Tottenhamit: “Nuk e pashë personalisht, më thanë për të. Ka shumë njerëz pa flokë dhe të gjithë duken të ngjashëm nga pas (qesh). Por kjo është diçka argëtuese dhe futbolli ka nevojë për lumturi. Sigurisht, preferoj të qeshim nesër në mbrëmje, sepse do të thotë që kemi fituar ndeshjen.”

Liverpool hyn në këtë sfidë me qëllimin e qartë për të bërë përmbysjen dhe për të siguruar vendin në 1/4-t e finales së Ligës së Kampionëve.