Inter, Chivu i pezulluar, ndaj Fiorentinës në stol do të jetë Kolarov

Interi do të drejtohet nga ndihmëstrajneri, Aleksandar Kolarov, në ndeshjen e radhës në transfertë ndaj Fiorentinës, më 22 mars, në orën 20:45, pasi trajneri rumun, Cristian Chivu, është pezulluar për një ndeshje. Pezullimi erdhi pas kartonit të kuq që mori nga arbitri Manganiello në minutat e fundit të ndeshjes Inter–Atalanta, pas dy kartonëve të verdhë.

Në mënyrë të ngjashme, edhe trajneri Maurizio Sarri është pezulluar për një ndeshje pas kritikes së drejtpërdrejtë ndaj punës së arbitrave jashtë zonës teknike.

Pezullime të një ndeshjeje kanë marrë edhe disa lojtarë: Wesley (pas kartonit në ndeshjen Como–Roma), Obert, si dhe Delprato, Aebischer dhe Bondo. Sulmuesi i Pisa-s, Durosinmi, do të mungojë dy ndeshje pas një ndërhyrjeje ndaj Mina-s.