BE heq sanksionet ndaj Kosovës, Berisha: Vendim i drejtë, goditje fatale për dyshen Rama-Vuçiç
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e BE-së për heqjen e të gjitha sanksioneve ndaj Kosovës. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha thekson se kjo është një arritje e rëndësishme për vendin dhe një goditje e merituar për ‘dyshen famëzeze të Ballkanit’, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, për qëndrimet e tyre armiqësore ndaj Kosovës.
Reagimi i kreut të PD, Sali Berisha:
Një vendim i drejtë i BE-së për Kosovën.
Të dashur miq, Bashkimi Europian hoqi të gjitha sanksionet për Kosovën. Partia Demokratike përshëndet Kosovën për këtë arritje të re e të rëndësishme.
PD shton se ky vendim është një goditje e rëndë dhe e merituar për dyshen famëzezë të Ballkanit Rama-Vuçiç dhe qëndrimet e tyre armiqësore ndaj Kosovës!