Vendet e NATO-s nuk duan të përfshihen në 'operacionin ushtarak' kundër Iranit' - Trump: S'na duhet ndihma e askujt

Presidenti Donald Trump deklaroi sot (17 mars) se SHBA është informuar nga “shumica” e vendeve aleate në NATO se 'nuk duan të përfshihen në operacionin tonë ushtarak kundër regjimit terrorist të Iranit në Lindjen e Mesme”.

“Për shkak të faktit që kemi pasur një sukses të madh ushtarak, ne nuk ‘kemi më nevojë’ dhe as dëshirojmë ndihmën e vendeve të NATO-s — NUK NA ËSHTË DASHUR KURRË!” shkroi Trump në një postim në Truth Social. Po ashtu as Japonia, Australia e Korea e Jugut,  shkruan Reuters.

Trump shprehet se “nuk është i surprizuar nga veprimi i tyre” dhe se gjithmonë e ka konsideruar NATO-n si “një rrugë me një drejtim'.

“Në fakt, duke folur si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendi më i fuqishëm në botë, NE NUK KEMI NEVOJË PËR NDIHMËN E ASKUJT!”

Lexo dhe: Donald Trump për Corriere della Sera: Po e fitojmë luftën, nuk do të zgjasë shumë

Reagimi vjen pasi Trump kishte kërkuar ndihmën e aleatëve të NATO-s për rihapjen e Ngushtica e Hormuzit, por një gjë të tillë nuk e përmend në këtë reagim.

Kërkesa e presidentit amerikan Donald Trump që aleatët evropianë të ndihmojnë në sigurimin e kalimit të cisternave të naftës dhe gazit përmes Ngushticës së Hormuzit ishte një nga temat kryesore të diskutimit në takimin e së hënës (16.03.2026) të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Evropianët nuk janë të gatshëm të dërgojnë trupa për të siguruar Ngushticën e Hormuzit, "sepse kjo do t'i shtonte ata në listën e objektivave të mundshëm" për Iranin, tha për DW Charles Hecker, bashkëpunëtor i Institutit Mbretëror për Shërbime të Bashkuara (RUSI).