", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/March/17/auto_r1628455_1296x729_16-91773761908.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Video motivuese/ ‘Ata mendojnë se do të jetë shëtitje, por ne jemi Reali’, prapaskenat e Champions-it të 15-të

Real Madridi vazhdon të tregojë pse është klubi më i madh në historinë e UEFA Champions League. Dokumentari “En el Corazón de la 15” sjell emocione të jashtëzakonshme, duke rikthyer momentet më të paharrueshme të rrugëtimit drejt finales së vitit 2024, në Londër, ndaj Borussia Dortmundit.

Një nga momentet më dramatike mbetet çerekfinalja kundër Manchester City-t. Pas barazimit spektakolar 3-3 në ndeshjen e parë, gjithçka u vendos në kthim me penallti, ku Antonio Rüdiger shënoi goditjen vendimtare pas 120 minutash vuajtjeje të jashtëzakonshme.

Para fillimit të ndeshjes, ishte Dani Carvajal ai që motivoi skuadrën me fjalë të forta: “Ata mendojnë se do të jetë një shëtitje. Por ne jemi Reali. Shikojini në sy!”. Ndërkohë, trajneri Carlo Ancelotti dha udhëzimet e fundit me qetësi dhe përvojë: “Mos u shqetësoni për topat e gjatë. Qetësi dhe luftoni”.

Pas vërshëllimës përfundimtare shpërtheu festa. Eduardo Camavinga, Antonio Rüdiger dhe Vinícius Júnior festuan duke kërcyer, ndërsa Jude Bellingham qëndroi më i përmbajtur: “Unë nuk kërcej. Forca Real deri në fund. Jam krenar për këtë skuadër”.

Ancelotti e përmbylli me një mesazh të fortë: “Fituam për një arsye”. Ndërsa lodhja ishte ekstreme, siç e pranoi Camavinga: “Jam i vdekur”, me Carvajal që shtoi: “Isha i shkatërruar, më kapën shtrëngimet”.

Në fund, mirënjohja shkoi për portierin Andriy Lunin, heroin e ndeshjes. “Ta pata thënë që do ta fitoje ti këtë ndeshje”, i tha Ancelotti, duke treguar shpirtin e unitetit që e çoi Realin drejt trofeut të 15-të historik.