Humbje e madhe për Chelsean, kapiteni nuk luan kundër PSG-së

Trajneri i Chelseat, Liam Rosenior, ka treguar se kapiteni Rice James pritet të kalojë një periudhë tjetër jashtë fushave për shkak të një dëmtimi.

“Blutë” do të luajnë ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampioneve me PSG në “Stamford Bridge”, sonte në mbrëmje.

Duke qenë 5-2 në disavantazh pas ndeshjes së humbur gjatë javës së kaluar në Francë, tashmë skuadra nga Londra do të duhet të tregojë një nga paraqitjet më të mira në historinë e kompeticionit, pikërisht për të eliminuar kampionët në fuqi.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Rosenior zbuloi se kapiteni nuk do jetë gati.

“James ka ndjerë diçka në kofshën e pasme në fund të ndeshjes kundër Newcastle. Fatkeqësisht, ai nuk do të luajë përballë Parisit”, konfirmoi trajneri.