Juventus, sondazh në Gjermani për Jerome Boateng

Juventus vazhdon të kërkojë mbrojtës dhe tashmë ka dalë në skenë edhe emri i mbrojtësit të Bayernit, Jerome Boateng.

Sipas Tuttosport, mbrojtësi bavarez, i cili ende nuk është riaftësuar pas dëmtimit, e sheh si intriguese idenë e një aventure të re profesionale.

Ditët e fundit në Gjermani kanë dalë zëra për një sondazh të kampionëve të Italisë për mbrojtësin e kombëtares gjermane.