Donald Trump për Corriere della Sera: Po e fitojmë luftën, nuk do të zgjasë shumë

Presidenti amerikan, në një telefonatë me Corriere della Sera, një ditë pas refuzimit evropian për të dërguar anije që të rihapin Ngushticën e Hormuzit, deklaroi: “Po shkojmë shumë mirë. Sinqerisht, askush nuk ka parë kurrë diçka të tillë.”

“Po shkojmë shumë mirë në luftë. Po e fitojmë,” ka thënë presidenti Donald Trump të martën në mëngjes në një telefonatë të shkurtër me gazetaren e Corriere della Sera.

Kjo vjen një ditë pas refuzimit nga disa vende evropiane, përfshirë Italinë, për të dërguar anije që të ndihmonin në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, por presidenti amerikan duket i sigurt. “Sinqerisht, askush nuk ka parë kurrë diçka të tillë, dhe nuk do të zgjasë shumë,” shtoi ai.

Të hënën, Trump ishte shprehur i zhgënjyer që, pasi kishte ndihmuar për 40 vende të NATO-s, tani ato nuk dukeshin të gatshme të bashkëpunonin me Shtetet e Bashkuara. Por ai shtoi se Shtetet e Bashkuara “janë vendi më i fortë në botë” dhe “nuk kanë nevojë për askënd.”

Sot, Trump do të takohet me kryeministrin irlandez Micheal Martin në Shtëpinë e Bardhë, për festën e Shën Patrikut. Përfaqësuesi i tij për Iranin, Steve Witkoff, do t’i paraqesë një raport mbi luftën një grupi dy-partiak senatorësh në Kongres./ Përshtati për SYRI nga Corriere della Sera, Alba Kepi