SYRI TV/ Elbasan, 130 gra të dhunuara më shumë në 2025-Psikologia: Situatë shqetësuese në fshatra

Rreth 130 gra më shumë kanë denoncuar dhunën gjatë vitit 2025 në Elbasan, ku sipas ekspertëve shifrat janë alarmante. Psikologia Mirela Gjoni, tregoi se fenomeni i dhunës ndaj grave po shfaqet më shumë në zonat rurale.

Syri TV

Dhuna me bazë gjinore po njeh rritje në Elbasan. Të dhënat e dy viteve tregojnë se gjatë vitit 2025 janë regjistruar rreth 245 raste të dhunës ndaj grave, apo rreth 130 denoncime më shumë në raport me vitin 2024.

Psikologia e Forumit te Gruas, Mirela Gjoni shprehet për Syri Tv se ky është numër relativisht i lartë.

Ajo shprehet se gratë të cilat vuajnë nga dhuna në familje shfaqin gjithashtu probleme e një gjendje të rënduar të shëndetit mendor e cila vjen në përkeqësim nga dhuna sistematike verbale apo fizike.

Sipas Gjonit shifrat më të larta të denoncimeve kanë ardhur nga zonat rurale ku zonja vijnë të denoncojnë pas vitesh nën dhunë e presion nga bashkëshorti apo familjarë shifra e të cilave shkon në 179 vetëm në vitin 2025 ndërkohë që mosha e të prekurave nga dhuna në familje shkon nga 20-35 vjeçe.