U tall me Trump në rrugët e Teheranit/ Izreli: Kemi vrarë liderin iranian Ali Larijani

Izraeli ka thënë se ka vrarë shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijani, i cili tallte presidentin amerikan, Donald Trump, në rrugët e Teheranit të premten e kaluar.

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, tha se Larijani dhe Gholamreza Soleimani, komandanti i forcave Basij të Iranit, i janë bashkuar të ndjerit Ajatollah Khamenei në "thellësitë e ferrit" pas sulmeve ajrore gjatë natës.

Sulmi ndaj Larijanit vjen katër ditë pasi ai marshoi së bashku me mijëra iranianë në një tubim për Ditën e Kudsit në Teheran, ku ai kritikoi Trumpin gjatë një interviste të drejtpërdrejtë.

Ndërkohë, një dron iranian goditi sot një terminal të madh nafte në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke rezultuar në zjarrin e dytë në po aq ditë pasi kompleksi u sulmua të hënën.

Operacionet e ngarkimit të naftës u pezulluan përkohësisht në Fujairah, i cili ndodhet në Gjirin e Omanit, pasi objekti u godit duke shkaktuar një zjarr.

Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se një tjetër zjarr ka shpërthyer sot.