GJKKO kalon për gjykim dosjen e Bamit – Të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar...
GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen e Durim Bamit dhe disa personave të tjerë. Mes persona që janë nën akuzë është dhe Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Marklen Haka, Altin Morina, Jozi Kraja.
Ata akuzohen nga prokuroria e posaçme për disa krime të ndodhura mes tyre dhe tentativa për vrasje, sigurim kushtesh, si dhe kultivim droge. Bami i ekstradua disa javë më parë nga Dubai
Gazetari i Syri tv Fatjon Gjinaj shpjegon se “të gjithë kërkuan gjykim të shkurtuar por gjykata nuk u shpreh dhe pritet ta vendosë treshja gjyqësore që do caktohet në themel”.
Seanca e radhës u la për javën e ardhshme.