Lufta në Iran/ Macron njofton takim të Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare
Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit Francez të Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare për pasditen e sotme për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme.
Pallati Elize, njoftoi se Presidenti Emmanuel Macron mblodhi një Këshill të ri, “për shkak të situatës në Iran dhe Lindjen e Mesme”.
Këshilli i Mbrojtjes i Francës, i cili mbledh ministra dhe zyrtarë përgjegjës për çështjet e sigurisë, i takuar për herë të fundit më 10 mars vjen ndërsa Donald Trump i bën thirrje Francës që t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së tij për ndihmë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.