‘Balluku është kapur në flagrancë duke vjedhur’, Strazimiri: Reagim impotent i Gonzatos pas mbrojtjes nga Rama
Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Strazimiri, ka kritikuar ashpër qëndrimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë në Shqipëri ndaj aferave të qeverisë, duke e cilësuar reagimin e tyre si "impotent" dhe në disproporcion me ngjarje të tjera me më pak rëndësi. Gjatë një interviste me Flavio Qarrin në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, deputeti i PD ka folur gjithashtu për procesin e riorganizimit në Partinë Demokratike dhe për tensionet aktuale politike në vend.
Në qendër të kritikës së tij ishte reagimi i Bashkimit Evropian dhe OSBE-së ndaj votimit në Kuvend kundër kërkesës së drejtësisë për arrestimin e një ish-zëvendëskryeministri, i akuzuar për korrupsion. Sipas deputetit demokrat, gjuha e përdorur nga ndërkombëtarët ishte "totalisht impotente". Ai e vuri këtë reagim në kontrast të thellë me shqetësimin e shprehur prej tyre për hedhjen e dy fishekzjarrëve në oborrin e ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha, një ngjarje që sipas tij u trajtua me më shumë dramacitet.
Ai akuzoi qeverinë se ka kthyer në "rutinë" vjedhjen pa u ndëshkuar, sulmet ndaj sistemit të drejtësisë e gazetarëve, si dhe shpërfilljen e opinionit publik, ndërsa kryeministri ofron mbrojtje direkte për fajtorët.
Lidhur me proceset e brendshme në Partinë Demokratike, Strazimiri i cilësoi ato si një proces rutinë dhe ciklik, që përsëritet çdo katër vjet për ripërtëritjen e mandateve.
I pyetur nëse protesta e opozitës gjatë seancës parlamentare ishte e lidhur me debatin për fishekzjarrët, Strazimiri e mohoi kategorikisht, duke e quajtur atë seancë "funeralin e drejtësisë dhe të qeverisë". Sipas tij, në situata kur "armiku po vret veten", nuk duhet ndërhyrë për ta ndalur.
Në përfundim, deputeti demokrat u shpreh se zgjedhjet e parakohshme janë aspirata e opozitës dhe e vetmja rrugëzgjidhje për krizën politike.
Flavio Qarri: Tani këto vendime kryesie në PD sa i takon riorganizimit, ndërkohë nga ana tjetër e shohim qeverinë në ca ditë jo dhe aq të lehta për t'u kaluar, nga Balluku veçanërisht tek integrimi evropian, por shumë interesant më duk gjithashtu ai komenti i zotit Berisha për Gonzaton. Një moment shumë interesant për ta ekspozuar Gonzaton si bashkëpunëtor të kryeministrit, veçanërisht kur vëmendja e Bashkimit Evropian është kaq e fokusuar te Shqipëria edhe për gjërat që kanë shkuar keq këtë javë.
Gent Strazimiri: Nga Partia Demokratike nuk ka asnjë gjë të re, është proces rutinë i riorganizimit dhe ripërtëritjes së mandateve të zgjedhura, të drejtuesve të Partisë Demokratike. Nga niveli më i lartë në nivelin më të ulët, kështu që është proces që ndodh rutinë, është ciklik, në çdo katër vjet. Po ashtu rutinë është kthyer për fat të keq edhe fakti që qeveria vjedh dhe nuk ndëshkohet, që sa më i madh është skandali, aq më e fortë është goditja ndaj sistemit të drejtësisë, sulmi ndaj gazetarëve, shpërfillja ndaj opinionit publik, dhe mungesa e përgjegjësisë për për fajtorët. Mbrojtja direkte është nga ana e kryeministrit. Të gjitha këto së bashku besoj që kanë një valencë të fortë edhe tek përfaqësimi i Brukselit në Shqipëri. I them i Brukselit dhe jo i vendeve të veçanta. Për shkak se ambasadat e vendeve të veçanta të Bashkimit Evropian, apo qoftë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, janë përfaqësi ë shërbimesh të huaja, shërbimit të jashtëm të një vendi të huaj, të cilët, janë përfaqësues të qeverive të tyre dhe kanë për detyrë të mbrojnë interesat e vendit të tyre që jo domosdoshmërisht shkojnë në të njëjtën linjë me interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Bashkimi Evropian e OSBE-ja, janë dy përfaqësi perëndimore që në fakt këtu përfaqësojnë standarde jo interesa.
Dhe në kuptimin e standardeve, asnjëri prej të dyve nuk do nuk do të duhej të qëndronte në heshtje kur ndërkohë ndodhin të gjithë këto çfarë ndodhin në Shqipëri, e para, dhe ca më keq akoma, të reagosh për për skandalin e radhës në parlamentin e Shqipërisë, kur drejtësia ka kapur dhe ka marrë të pandehur, kërkon arrestimin e zëvendës kryeministres, i thuhet brutalisht jo me votë politike, të bindur që ish-zëvendës kryeministrja është kapur në flagrancë duke vjedhur dhe të reagohet nga ana e Bashkimit Evropian apo nga ana e e OSBE-së me një gjuhë totalisht impotente dhe për më tepër, krahasuar me me shqetësimin që ngjallën dy fishekzjarre të hedhura në oborrin e e vilës së ish-diktatorit, është pa krahasimisht më pak dramatike do të thoja.
Kështu që unë mendoj që është, është momenti që kjo shoqëri, të gjithëve me radhë, nga i pari tek i fundit, të tyre që përmenda, t'ju thotë që ju mund të bëni si të doni, por mos kujtoni se ne flejmë gjumë.
Flavio Qarri: A ishte ai koment për fishekzjarret te vila e diktatorit arsyeja që protesta gjatë seancës së mandatit të Ballukut ishte ashtu siç ishte?
Gent Strazimiri: Jo, aspak. Unë mendoj që në heshtjen e saj, ajo seancë ishte ishte funerale.
Ishte një farë mënyre funerali i drejtësisë dhe i qeverisë. Unë mendoj, jam ndër ata që jam i bindur që kur kundërshtari është duke, duke vrarë veten, armiku është duke vrarë veten, mos bëj asnjë veprim që ta ndalosh.
Flavio Qarri: E qartë. Ndërkohë për t'u rikthyer pak tek Partia Demokratike. Duket sikur keni qenë nën një vëmendje të shtuar, zoti Strazimiri, edhe nga kundërshtarët tuaj, nga ish-bashkëpunëtorët e Partisë Demokratike. Si i shikoni këto komente për strukturën, për statutin, për gjithçka po bëni? Që ju i konsideruat rutinore.
Gent Strazimri: Kontrolli, kontrolli ruhet në një parti në mënyrën siç e bën Edi Rama, ka 12 vjet që nuk votohet. Kështu ruhet kontrolli. Në qoftë se në mënyrë periodike, ë rutinë, ciklike, në datën e caktuar, i shpall zgjedhjet, dhe i ke zgjedhjet, të vetmet në Ballkan do të thoja unë, një anëtar, një votë, për të gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike, unë nuk mendoj se kjo është konsolidimi i pushtetit, përkundrazi, është ripërtëritja e mandatit në mënyrën më demokratike të mundshme.
Flavio Qarri: E kuptoj. Ndërkohë, për t'u rikthyer pak tek procedurat, duket se kjo pranverë do të jetë shumë impenjative për strukturën e Partisë Demokratike. A po bëheni gati për diçka që nuk e dimë, tipit fjala vjen, qeveri teknike, zgjedhje të parakohshme?
Gent Strazimri: Po, për fat të keq nuk është në dorën tonë t'i provokojmë as në pranverë, as në verë. Sigurisht që është aspirata jonë, është e vetmja rrugëzgjidhje….