Trump: Izraeli 'asnjëherë' nuk do të përdorte një armë bërthamore kundër Iranit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi në konferencë se Izraeli “asnjëherë” nuk do të përdorte një armë bërthamore kundër Iranit
Gjatë një konference për shtyp, Donald Trump i ndërpreu shpejt pyetjen një gazetari mbi mundësinë që Izraeli të përdorte një armë bërthamore kundër Iranit nëse konflikti do të përshkallëzohej.
Presidenti amerikan tha: “Izraeli nuk do ta bënte kurrë këtë”
Kjo deklaratë vjen pasi një nga këshilltarët e tij, David Sacks, sugjeroi këtë skenar të mundshëm në një intervistë podcast javën e kaluar, ku shprehu shqetësimin për rritjen e intensitetit të konfliktit.
Sacks tha:
“Izraeli mund të shkatërrohet seriozisht. Dhe pastaj duhet të shqetësohesh për mundësinë që Izraeli të përshkallëzojë luftën duke menduar të përdorë një armë bërthamore, gjë që do të ishte vërtet katastrofike.”
Kur u pyet nëse Sacks i kishte ndarë këtë vlerësim, Trump u përgjigj: “Jo, nuk e ka bërë” shkruan 'the Guardian'.