Oscars 2026: Yjet me veshje të ngjashme, kush u vesh më bukur?

Nata e çmimeve Oscar gjithmonë zgjon interes të madh, pasi përveç fituesve të këtij eventi prestigjioz, vëmendje të veçantë merr edhe tapeti i kuq, ku yjet e kinemasë shfaqin stilin dhe elegancën e tyre.

Yjet dalluan për stilin e tyre me fustane elegante, rrëzëllitëse dhe kostume të shkëlqyera në ceremoninë e 98-të Academy Awards, e cila u mbajt në Teatrin Dolby në Los Angeles të dielën, më 15 mars.

Edhe pse disa prej yjeve u shfaqën me veshje të ngjashme nën dritat e tapetit të kuq, secili prej tyre arriti të spikasë me elegancën dhe stilin e vet.

Anne Hathaway dhe Rose Byrne

Anne Hathaway dhe Rose Byrne tërhoqën vëmendjen me fustane të zinj pa rripa dhe qëndisje me lule në tapetin e kuq të Oscars. Hathaway, nga ana e saj, mahniti me një dizajn të Valentino, dhe Byrne dukej gjithashtu bukur me fustanin e saj Dior.

Emma Stone dhe Delaney Rowe

Emma Stone shkëlqeu nën elegancën që i ofronte fustani me mëngë të shkurtra nga brand-i Louis Vuitton në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, i cili ishte i ngjashëm në pamje me fustanin e Delaney Rowe, nga Maison Margiela.

Kendall Jenner dhe Erica Pelosini

Kendall Jenner dhe Erica Pelosini ishin gjithashtu të veshura tepër bukur me fustanet e kaltra në ceremoninë e çmimeve Oscar. Jenner shkëlqeu me një fustan të personalizuar Chanel, me të cilin shkëlqente në çdo hap që hidhte, ndërsa Pelosini shndërriti me një fustan tepër seksi në mëndafsh.

Kim Kardashian dhe Sigourney Weaver

Nga ana tjetër, Kim Kardashian dhe Sigourney Weaver hijeshuan tapetin e kuq me fustanet e arta me mëngë të gjata dhe shkëlqim. Kardashian tregoi si gjithmonë format e saj sensuale me anë të fustanit Gucci, ndërsa Weaver dukej tepër elegante me fustanin e saj Valentino.

Molly Sims dhe Felicity Jones

Molly Sims dhe Felicity Jones shkëlqenin të dyja me të verdhën e gjalpit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar. Sims spikati me një dizajn të Monique Lhuillier, ndërsa Jones ishte e mrekullueshme me pamjen që i dha fustani nga Prada.

Heidi Klum dhe Kelly Ripa

Heidi Klum dukej e mrekullueshme në tapetin e kuq me një fustan pa rripa, me rruaza nga Chrome Hearts, ndërsa Kelly Ripa kishte një pamje të ngjashme me fustanin e saj në ngjyrë shampanjë me shkëlqim. 

Matt Bomer dhe Chase Stokes

Matt Bomer dhe Chase Stokes kishin gjithashtu një ide të ngjashme për pamjen e tyre në mbrëmjen e Oscars. Stokes kishte veshur një xhaketë në ngjyrë të kuqerremtë prej kadifeje dhe një këmishë të bardhë, ndërsa Bomer dukej elegant me një xhaketë ngjyrë burgundy, këmishën në ngjyrë të bardhe dhe papjonin e zi.

Kaia Gerber dhe Maude Apatow

Kaia Gerber ishte gjithashtu mjaft elegante me fustanin e saj të kuq pa rripa nga Givenchy by Sarah Burton, i cili ishte i ngjashëm me fustanin e kuq të Maude Apatow, një dizenjo nga Valentino, pamje të cilat binin mjaft në sy me të kuqen e zjarrtë.