Susie Wiles, shefja e stafit të Trump në Shtëpinë e Bardhë diagontikohet me kancer gjiri

Susie Wiles, shefja e stafit të Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është diagnostikuar me kancer gjiri në fazë të hershme.

“Ajo ka një ekip mjekësor fantastik dhe prognoza e saj është shumë e mire” shkruan presidenti Trump në një postim  në rrjetin e tij social, Truth.

Presidenti shton se ai dhe Melania Trump janë pranë saj në çdo mënyrë dhe presin me padurim të punojmë me Susien për shumë gjëra të mëdha dhe të mrekullueshme që po ndodhin në të mirë të vendit tonë” shkruan ai.

Wiles u zgjodh si shefe e stafit të presidentit në Shtëpinë e Bardhë në 2024, duke u bërë gruaja e parë që mban këtë rol me ndikim.

Me këtë emërim, strategia politike dhe veterania nga Florida,Wiles kaloi nga një rol kryesisht në prapaskenë si bashkëudhëheqëse e fushatës, në pozitën më të lartë si këshilltare e ngushtë dhe besnike e presidentit.

Ajo ka përvojë politike prej disa dekadash, kryesisht në Florida. Ajo është vajza e lojtarit të NFL-së dhe komentuesit sportiv, Pat Summerall, dhe ka punuar në zyrën e kongresistit Jack Kemp në Uashington në vitet 1970.

Më pas, ajo punoi në fushatën e Ronald Reaganit dhe në Shtëpinë e Bardhë si planifikuese. Pas kësaj, Ëiles u zhvendos në Florida, ku punoi si këshilltare për dy kryetarë bashkie të Xheksonvillit dhe punoi për kongresisten Tillie Foëler. Ajo u përfshi edhe në disa fushata politike në Florida, ku u vlerësua roli i saj në ndihmën që i dha biznesmenit Rick Scott për të fituar postin e guvernatorit.

Pas një periudhe të shkurtër si udhëheqëse e fushatës presidenciale të guvernatorit të Utahut, Jon Huntsman, më 2012, ajo udhëhoqi fushatën e Trumpit në Florida më 2016, duke siguruar fitoren që e ndihmoi Trumpin të arrinte në Shtëpinë e Bardhë.