Syri TV/ Foshnja 2 muajshe ndërroi jetë në QSUT! Nëna fajëson mjekët: E nxorën para kohe

Nëna e foshnjës dy muajshe e cila ndërroi jetë para dy ditësh në QSUT ka hedhur  akuza ndaj mjekëve për ndarjen nga jeta të fëmijës së saj. Ajo është shprehur e prekur se mjekët e kanë nxjerrë foshnjën para kohe nga spitali dhe kjo rezultoi fatale për të. Gjithashtu prindërit e foshnjës 2 muajshe kërkojnë ndihmë nga shteti që trupi i të miturit ta çojnë në Korçë pasi ata nuk kanë mundësi financiare.

Nga Syri TV

Me dhimbjen që mbajnë pasi foshnja e tyre dy muajsh ndërroi jetë, nëna dhe babai kërkojnë drejtësi. Të drobitur dhe në një gjendje të vështire ekonomike Arben Veshalliu dhe bashkëshortja e tij i kërkojnë shtetit që të sjellë trupin e pa jetë të fëmijës së tyre pasi ata nuk kanë mundësi që ta marrin nga Tirana.

'E kanë fajin doktorët e Tiranës që e nxorrën para kohe'

Edhe gjyshi i foshnjes, që për të ishte nipi i parë i familjes kërkon që fëmija të prehet në Korçë.

Foshnja dy muajshe ndërroi jetë në spital në Tiranë, pasi u dërgua me urgjencë për trajtim më të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Sipas familjarëve, fëmija kishte lindur para kohe dhe kishte qëndruar rreth një muaj në inkubator në Tiranë menjëherë pas lindjes. E kishin nxjerr nga spitali, teksa prinderit tregojne se i mituri nuk pinte qumësht dhe teksa gjendja u rëndua e nisen në spital  për mjekim. Por edhe pse mbërriti në kryeqytet foshnja 2 muajshe nuk ka mundur te jetojë, teksa prokuroria ka nisur hetimet per këtë çështje.