Formacioni i javës së 28-të: Dobi trajneri më i mirë, Teuta dominon zgjedhjet
Pas përfundimit të javës së 28-të të Abissnet Superiores, trajnerët e ekipeve të kampionatit kanë përzgjedhur formacionin më të spikatur të javës, ndërsa si trajneri më i mirë është shpallur Enkeleid Dobi, drejtues i Teutës, pas fitores 0-1 ndaj Dinamo City.
Në portë, vlerësimi shkoi për gardianin e Egnatias, Mario Dajsinani, ndërsa reparti i mbrojtjes përbëhet nga Vasilios Zhongo (Teuta), Elmando Gjini (Vllaznia) dhe Diar Halili (Tirana).
Në mesfushë u dalluan këtë javë Ardit Krymi (Vllaznia), Ibrahim Abass (Elbasani), Irgi Kasalla (Vora) dhe Xhonatan Lajthia (Elbasani).
Në vijën e sulmit është vendosur Rowan Human (Partizani), ndërsa dyshja ofensive përbëhet nga William Serge Tabekou (Tirana) dhe Ergis Arifi (Teuta).