Zgjedhja e Kryetarit të PD/ Kryesia merr vendimin, ja data kur do zhvillohen zgjedhjet dhe Kuvendi Kombëtar
Ditën e sotme në selinë blu, kryesia e Partisë Demokratike ka marrë një sërë vendimesh sa i përket riorganizimit.
Sipas burimeve për SYRI-n, kryesia e PD ka vendosur që në datë 23 maj të zgjidhet kryetari i partisë.
Dy javë më vonë, më konkretisht më 6 qershor, është vendosur që të mblidhet Kuvendi Kombëtar.
Gjithashtu kryesia e PD ka vendosur si afat përfundimtar 30 prillin për zgjedhjen e kryesive të degëve të partisë.