Juventus ngulmon për mbrojtësin Spinazzola, Atalanta bën rezistencë

Juventus ngulmon për Leonardo Spinazzolan, mbrojtësin e Atalantës që shihet si përforcimi ideal për të plotësuar bateritë e krahëve, por lëvizjet e deritanishme nuk e kanë tundur vendosmërinë e presidentit Percassi e të trajnerit Gian Piero Gasperini për ta mbajtur në Bergamo.

Atalanta ndihet e bezdisur nga sjellja e lojtarit që kapërceu stërvitjet dhe ndeshjet miqësore, për të detyruar rikthimin te Juventus. Një manovër që dha efekt të kundërt, pasi klubi tani është i vendosur të mos e shesë pa gjetur më parë zëvendësuesin. Në këtë aspekt është kyç Diego Laxalt, mbrojtësi i majtë i Genoas që Gasperini e njeh mirë dhe e konsideron si alternativën e vetme të vërtetë për Spinazzolan.

Marrja e Laxalt megjithatë nuk është aq e thjeshtë dhe Juventus mendon të ofrojë Sturaron hua te Atalanta si pjesë e marrëveshjes për Spinazzolan. Por mesfushori italian fiton nrreth 2.5 milionë euro, me gjithë bonuset, dhe në rast huazimi Juve duhet të paguajë të paktën një pjesë të pagës.