FOTO/ Jurgen Klopp e gjen në Gjermani zëvendësuesin e Coutinhos
Liverpool duket se e ka pranuar faktin se Philippe Coutinhon do tw largohet.
Mesfushori brazilian po kërkon me ngulm largimin nga Anglia për tu transferuar në kampionatin spanjoll te Barcelona.
Por trajneri gjerman i ‘The Reds’, Jurgen Klopp nuk po qëndron duarkryq.
Klopp ka gjetur zëvendësimin e Coutinhos dhe është gati oferta për transferimin e tij.
Lojtari i Gjermanisw, Max Meyer është dëshira e madhe e Klopp.
Në Gjermani mediat kanë raportuar se Liverpool ka gati ofertën prej 30 milionë eurove për yllin e ri gjerman.
21-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me Schalken dhe ende nuk ka vendosur për rinovimin.
Ky fakt e bënë më të lehtë transferimin e tij në ‘Anfield’ ku e pret bashkëkombësi i tij Klopp.