Qeveria britanike po shqyrton mundësinë e dërgimit të dronëve në Ngushticën e Hormuzit

Qeveria britanike po shqyrton dërgimin e dronëve në Ngushticën e Hormuzit për të pastruar minat në atë rrugë të rëndësishme për transportimin e naftës nën bllokadën e Iranit, shkruan gazeta britanike The Guardian.

Teherani bllokoi ngushticën në përgjigje të sulmeve nga SHBA-të dhe Izraeli, duke shkaktuar rritjen e çmimeve të naftës.

Britania e Madhe zgjodhi dronë për shkak të shqetësimeve se dërgimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit, në përputhje me ftesën e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, mund ta përkeqësonte luftën në Lindjen e Mesme.

Kryeministri britanik Keir Starmer foli me Trump mbrëmë rreth "rëndësisë së rihapjes së Ngushticës së Hormuzit", njoftoi zyra e Kryeministrit britanik.

Gjatë fundjavës, Trump u bëri thirrje vendeve që mbështeten në tranzitin e naftës përmes ngushticës që të ndihmojnë në sigurimin e kalimit.

"Shpresojmë që Kina, Franca, Japonia, Koreja e Jugut, Britania e Madhe dhe të tjerë do të dërgojnë anije në rajon në mënyrë që Ngushtica e Hormuzit të mos jetë më e kërcënuar", tha presidenti i SHBA-së.