FOTO/ U nis të digjte disa ferra, por i bëri hi 3 dynym me grurë

Një fermer nga Rrogozhina, që po pastronte tokën e vet nga ferrat dje paradite, ka dashur t'u vërë edhe zjarrin, por pas 5 minutave, nuk ka qënë më në gjendje të frenojë zjarrit. Era i ka shpërndarë flakët drejt një are me grurë dhe ka djegur 2.5 dynymë me grurë.

Policia e Kavajës ka proceduar në gjendje të lirë për zjarrvënie nga pakujdesia, 53-vjeçarin F.B., 53 vjeç, banues në fshatin Zhabjak të Rrogozhinës.