Autoritetet ruse: Ukraina sulmoi Moskën me më shumë se 100 dronë gjatë fundjavës

Autoritetet ruse njoftuan sot se Ukraina sulmoi Moskën me më shumë se 100 dronë gjatë fundjavës.

Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, deklaroi se më shumë se 100 dronë u rrëzuan gjatë dy ditëve.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se 145 dronë u shkatërruan gjatë natës, përfshirë 53 në zonën e Moskës.

Për shkak të sulmit, pati kufizime të trafikut në aeroportet kryesore të Moskës.

Rreth 22 milionë njerëz jetojnë në Moskë dhe rrethinat e saj, sipas Reuters.