Nata e Kadrit - Berisha: Urojmë besimtarët për sakrificat, lutjet e tyre dhe përkujtimin e Zotit të Madhëruar

Kryetari i PD, Sali Berisha ka uruar besimtarët myslimanë, në Natën e Kadrit, një nga netët më të rëndësishme të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se në natën e fatit siç e cilëson kryedemokrati Natën e Kadrit, urojmë të gjithë besimtarët për sakrificat, lutjet e tyre dhe përkujtimin e Zotit të Madhëruar.

Mesazhin Berisha për Natën e Kadrit e përcjell me vargjet e Kuranit famëlartë:

“Pra ju më përmendni Mua (me adhurime), Unë ju përmend juve. Më falënderoni e mos Më mohoni”(2:152) .

MESAZHI 

Urim për Natën e Kadrit!

Të dashur miq, sonte në natën e fatit, Natën e Kadrit, urojmë të gjithë besimtarët për sakrificat, lutjet e tyre dhe përkujtimin e Zotit të Madhëruar, me vargjet e Kuranit famëlartë:

“Pra ju më përmendni Mua (me adhurime), Unë ju përmend juve. Më falënderoni e mos Më mohoni”(2:152)

për t’ju uruar këtë Natë të Madhnushme’ kam zgjedhur këtë varg të Kuranit të shenjtë!