Nga fake news te planet e vjetra serbe/ Maliqi: Përhapin narrativa që synojnë destabilizimin, veçanërisht Kosovën

Në një epokë të dominuar nga fluksi i pandalshëm i informacionit, dallimi mes të vërtetës dhe gënjeshtrës është bërë më i vështirë se kurrë.

Gazetari, Nefail Maliqi i ftuar në emisionin ‘Syri i Botës’ me Dori Daka në Syri Tv, analizoi transformimin e thellë të gazetarisë dhe rreziqet që i kanosen paqes dhe stabilitetit global nga dezinformimi dhe manipulimi mediatik.

Sipas tij, gazetaria ka kaluar nga një kohë ku kontakti i drejtpërdrejtë dhe sinqeriteti ishin thelbësore, në një realitet të ri ku teknologjia, inteligjenca artificiale dhe rrjetet sociale kanë hapur dyert për spekulime, lajme të rreme (fake news) dhe manipulime të sofistikuara.

“Sot është shumë e vështirë ta dallosh realitetin,” pohon ai, duke theksuar se ndërsa teknologjia ofron progres, ajo ka krijuar edhe një “mjegull informacioni”.

Ndikimi i mediave në konfliktet ndërkombëtare është i pamohueshëm. Rrjetet sociale dhe mediat tradicionale kanë fuqinë të formësojnë narrativat, duke paraqitur një konflikt si agresion ose si vetëmbrojtje, në varësi të interesave që përfaqësojnë.

Duke folur për Ballkanin, gazetari Maliqi zbuloi një prapaskenë shqetësuese të propagandës dhe dezinformimit. Ai thekson se mediat serbe dhe ruse luajnë një rol aktiv në përhapjen e narrativave që synojnë destabilizimin e rajonit, veçanërisht të Kosovës.

 “Në Serbi vërehet qartë fryma ruse,” shprehet ai, duke shtuar se ky ndikim nuk është rastësi. Sipas tij, Kremlini ka financuar mediat në Ballkan me 30 milionë euro para nisjes së pushtimit të Ukrainës.

 Qëllimi i kësaj fushate, sipas Maliqit, është i qartë: destabilizimi i Kosovës, një objektiv që, sipas tij, pjesërisht është arritur.

Mediat dhe rrjetet sociale kanë një ndikim të fuqishëm, madje edhe një përgjegjësi shumë të madhe në mënyrën se si i raportojnë ato dhe si i dhe si publiku i percepton këto konflikte ndërkombëtare, siç janë aktualisht SHBA-të, Izraeli, pastaj Irani kemi, Rusinë-Ukrainë, Palestinën, Kina, deri tek Turqia. Ato ndikojnë në mënyrë, në disa mënyra, formimin e narrativës së konfliktit, pastaj shpejtësia e përhapjes së informacionit apo edhe rreziku i dezinformimit me lajme fake news. Mediat janë ato që zgjedhin se cilat ngjarje të raportojnë dhe si të paraqiten ato. Në varësi të mënyrës se si raportohet një konflikt mund të shihet si agresion, pastaj vetëmbrojtje, çlirim, ose terrorizëm apo e drejta për vetëvendosje. Pra rrjetet sociale sikur Facebook, X, pastaj TikTok e përhapin informacion shumë shpejt. Video, foto dhe lajme nga fronti mund të arrijnë tek miliona, miliona njerëz brenda pak minutash Dori. Kështu që mund të themi se sot, lirisht mund të themi se me me iPhone-at që kemi me kamerat në vetë, mund të themi se secili është sot gazetar, në një farë mënyre një lloj.

Kështu që me konfliktet moderne shpesh ë shpërndahen lajme të rreme ose materiale të manipuluara. Kjo mund të përfshijë foto të pasakta, video të vjetra të paraqitura si të reja ose materiale të krijuara nga inteligjenca artificiale apo edhe gjëra të tjera. Këto mund të t'i diktojnë fort në opinionin publik dhe të krijojë konfuzion. Por sot mediat, sidomos në zonat e konflikteve, ndikim të madh. Tash varet se çka përkrahin dhe çka kundërshtojnë. Nëse bëhem në krahun e djallit, do të situata do t'i paraqesim gjithçka e zezë ose në krahun e engjëllit, situata do të jenë më të sinqerta dhe situata do të jetë më reale. Varet, nëse gazetarët, mediat nuk janë në gjendje të hedhin ujë në zjarr, bile duhet që të mos hedhin barut në zjarr. Për shembull kemi rastin e SHBA-ve, rastin e tashti konfliktit me Kinën, me Iranin, Rusia, Palestina, Gaza.

Për shembull, dikur kemi pasur korrespondentë, por sot s'ke nevojë me qenë korrespondent kur i ke të gjitha agjencitë botërore nga vendi i ngjarjes. Kështu që edhe inteligjenca artificiale tash ka krijuar në një farë anësh shumë pozitivitet, shumë progres, por ka krijuar edhe shumë konfuzione në informacione. Për shembull, inteligjenca artificiale luan një rol, padyshim, të dyfishtë gjatë konflikteve dhe krizave ndërkombëtare. Mund të ndihmojë si në përhapjen, ashtu edhe në zbulimin e fake news. Atëherë kjo inteligjencë artificiale mund të përdoret për të krijuar dhe shpërndarë informacione të manipuluara shumë shpejt. Por në të njëjtën kohë, inteligjenca artificiale përdoret edhe për të luftuar dezinformimin. E shihni? Pra inteligjenca artificiale mund të jetë një armë e fuqishme në luftën e informacionit, por edhe një mjet i rëndësishëm për të zbuluar dhe luftuar fake news. Tashti varet kush se si e përdor. Dhe kjo ka shkaktuar edhe si me thënë, mjegull tek opinioni botëror, se cila është e vërtetë e jo, cila të zezës shpesh i thuhet e bardhë, apo edhe me këto manipulime edhe të bardhës, edhe të zezës duhet me i thënë e bardhë ose të bardhës me i thënë e zezë. Kështu që shumë, unë jam i mendimit me një shekull të konfuzionit të informacioneve në përgjithësi.

Mediat kanë pasur një rol të fuqishëm dhe të rëndësishëm gjatë dhe pas konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës, konflikt, ndoshta jo, bile dhe më shumë se ka qenë një luftë, pavarësisht se disa media edhe këtu edhe bëjnë dhe propaganda nga Serbia se gjoja nuk ka qenë luftë, po ka qenë konflikt, një lloj sporti. Në atë periudhë edhe sot informacioni dhe propaganda janë përdorur për të ndikuar opinionin publik, brenda dhe jashtë rajonit. Roli i mediave gjatë konfliktit është shumë i madh. Gjatë luftës, shumë media në rajon dhe jashtë saj u raportuan për zhvillimet në terren. Megjithatë, disa media ishin të lidhura me interesa politike të shteteve ose grupacioneve të caktuara.

Kur jemi tek propaganda, dezinformimi, manipulimet, fake neps, studimet e organizatave ndërkombëtare dhe mediave tregojnë se dezinformimi dhe propaganda ekzistojnë më së shumti në vendet e Ballkanit. Sepse, siç e dini, nuk funksionon shteti juridik sikur këtu në Zvicër. Sidomos në Serbi, Kosovë dhe Shqipëri. Në Serbi, për shembull, vërehet fryma ruse. Ndoshta normale, meqë janë ata vëllezër dhe duhet me dëgjuar vëllaun e madh. Edhe qëllimi i kësaj propagande është më së shumti edhe për ta destabilizuar Kosovën. Që deri, deri në një masë edhe ja ka arritur qëllimit. Kemi pasur shpesh kërcënime nga edhe ndërhyrje, konflikt, në Kosovë, ku qëndron pas saj, qëndron vetë Radoiçiç, pas saj Vuçiç e pas Vuçiçit edhe deri te arrinte te Moska te Putini. Dhe ky destabilizim ja ka arritur, siç thashë, suksesin, edhe tash ngërçi që u krijuam mbrëmë në Kosovë, unë dyshoj se aty ka gisht edhe shërbimet e huaja sekrete që veprojnë kundër Kosovës.