Elbasan/ Dy të arrestuar për drejtimin e automjeteve në gjendje të dehur, një tjetër shpallet në kërkim për thyerje të masës së sigurisë

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, R. L., 25 vjeç dhe F. H., 35 vjeç, pasi ata u kapën duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur.

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për R. M., 61 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Në një tjetër rast, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh shpallën në kërkim E. M., 32 vjeç, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është larguar nga banesa. Gjykata e Shkallës së Parë të Elbasanit ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj e 27 ditë burgim për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit". Po punohet për kapjen e tij.

Ndërkohë, më 14 mars 2026, rreth orës 04:00, në Prrenjas, është djegur automjeti në pronësi të L. T., i cili ndodhej i parkuar. Dëmet kanë qenë materiale, dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet e ngjarjeve janë dërguar për veprime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit R. L., 25 vjeç dhe F. H., 35 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. M., 61 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh shpallën në kërkim shtetasin E. M., 32 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është larguar nga banesa.
Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj e 27 ditë burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Po punohet për kapjen e 32-vjeçarit.

Prrenjas/Më datë 14.03.2026, rreth orës 04:00, është djegur automjeti në pronësi të shtetasit L. T., i cili ndodhej i parkuar. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.