Korçë/ Transportonte emigrantë, në kërkim 44-vjeçari që i ndihmoi të kalonin kufirin ilegalisht
Policia Kufitare në Korçë ka zbuluar një rast të dyshuar të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, ndërsa një person është shpallur në kërkim dhe një tjetër po hetohet penalisht.
Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, pranë fshatit Polenë u konstatuan pesë migrantë të parregullt që dyshohet se po ndihmoheshin të kalonin ilegalisht kufirin drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Për këtë rast është shpallur në kërkim një 44-vjeçar nga Korça, ndërsa paralelisht ka nisur procedim penal edhe ndaj një 41-vjeçari që dyshohet se ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin drejt Greqisë.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë:
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” shtetasin Q. N., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi në afërsi të fshatit Polenë, Korçë, shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimit kanë konstatuar 5 migrantë të parregullt, të cilët dyshohet se janë ndihmuar nga 44-vjeçari, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, kundrejt pagesës, me qëllim destinacioni një nga vendet e BE-së. Po punohet për kapjen e shtetasit Q. N.-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” për shtetasin F. F., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Greqi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.