Bllokimi Tik Tok, antikushteues/ Rama sulmon sërish: Trajtimi si ‘lule mos më prek’ se përmirëson drejtësinë...

Kryeministri Edi Rama këtë të diel në podcastin e tij të propagandës “Flasim”, komentoi vendimin sërish  vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi bllokimin e TikTok-ut, të cilin e konsideroi të panevojshëm.

Kryeministri theksoi se falë atij bllokimi u arrit që sot të ketë një sërë filtrash dhe masa që lidhen me ndalimin e gjuhës së dhunës. Ndërkohë që nuk dha ndonjë shpjegim specifik se Çfarë u arrit përveçse bllokimit të rrjetit social për fushatën e 11 majit. E kështu bllokimin e mesazheve të opozitës për skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë që ai drejton.

Ai nuk u ndal në sulmin ndaj drejtësisë edhe pse vendimi tashmë është përfundimtar. Por një gjë është e sigurtë se nuk është i shqetësuar për Tik Tok-un por për Ballukun pasi Gjykata Kushtetuese nuk ja dha atë që donte për të mbrojtur zëvendësen e tij. Ne fakt ai po shqetësohet për vetveten.

Rama: Këtë javë Gjykata Kushtetuese mori vendim për çështjen e Tik Tok kur në fakt nuk kishte më çështje, pasi si rezultat i bllokimit të Tik Tok, disa kohë më parë dhe sipas kërkesës së 95 % të prindërve dhe mësuesve në hymë më dialog konstruktiv me kompaninë. Kompania mori përsipër dhe nisi implementim e një sërë masash të reja në ofrimin e këtij shërbimi për audiencën shqiptare. Megjithatë Gjykata ka vijuar në inercinë e vet dhe ka dalë në konkluzionin se qeveria nuk provoi se bllokimi ishte mjeti i vetëm efektiv. Vendimet e gjykatave janë për t’u zbatuar, por nuk mendoj se vendimet janë në gjitha rastet edhe për të mos u komentuar. Them se është mirë edhe për trupën e prokurorëve dhe gjykatësve të Shqipërisë, të përballen me opinionin e kritikës konstruktive për të përmirësuar dhe ata punën e tyre. Pasi të trajtuarit e tyre si ‘lule mos më prek’ edhe pasi kanë mbaruar proceset, nuk ndihmon në përmirësimin e cilësisë dhe drejtësisë.

E përmendi sërish shifrën e përqindjes së konsultimeve, ndërkohë që shqiptarët janë totalisht të bindur se një shifër e tillë përveç propagandës ka brenda edhe mashtrimin. Pasi asnjë lloj konsulte nuk është bërë. Por Lideri Global ka vendosur totalisht me kokën e vet dhe me konsultën e patronazhistëve të tij se kjo do ta ndihmonte atë dhe PS për masakrën elektorale të 11 majit.

Rama: Dhe këtu hyn Gjykata Kushtetuese, si kofini pas të vjelit dhe nuk merr parasysh detyrimin kushtetues që Kushtetuta e Shqipërisë e përcakton qartë se fëmijët kanë drejtën e një mbrojtje të veçantë nga shteti dhe se duhet të mbrohen nga çdo praktikë që mund të dëmtojë shëndetin dhe zhvillimin e tyre dhe nuk merr parasysh as faktin që bllokimi i TikTok-ut nga ana jonë, jo vetëm që nuk u kundërshtua apo nuk u vu në dyshim nga institucionet ndërkombëtare, duke filluar nga Bashkimi Europian, por përkundrazi u komentua pozitivisht në një sërë platformash mediatike të shumë e shumë shteteve në Europë dhe përtej saj, në një periudhë kur shumë vende po përpiqen të marrin masa të tilla dhe kur faktet tregojnë se algoritmet e këtyre platformave mund të prodhojnë efekte të dëmshme tek fëmijët, nga ankthi, deri tek sjelljet vetëlënduese apo tek shfaqjet brutale të dhunës që mund të çojë largqoftë deri në humbjen apo marrjen e jetës së tjetrit, atëherë mosveprimi i shtetit nuk është neutralitet dhe në këtë kontekst, e ashtuquajtura liri e fjalës, me të cilën abuzohet kaq shumë, nuk ka absolutisht as edhe një lidhje.

Se mos harronte të thoshte edhe se këtë vendim nuk ja kishte kundërshtuar BE. Mundohet të gjejë pika të përbashkëta me BE pas shuplakave të njëpasnjëshme që mori nga vendet e këtij unioni për mbrojtjen që po i bën korrupsionit qevritar, vjedhjeve dhe abuzimeve me paratë publike.