Tritol automjetit të agjentit të krimeve në Lezhë, ja çfarë thotë policia për ngjarjen

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, një sasi tritoli i është vendosur një automjeti në pronësi të një efektivi policie.

Burime bëjnë me dije se mjeti i përket efektivit me inicialet G.Gj., i cili shërben në strukturat e Policisë në Lezhë. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa automjeti është dëmtuar rëndë.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorët e vendosjes së lëndës plasëse.

Njoftimi i policisë

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:55, në qytetin e Lezhës, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse në një automjet të parkuar, tip “Volksëagen Golf”, në pronësi të shtetasit G. Gj., 41 vjeç, punonjës policie në DVP Lezhë.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.