VIDEO/ Arrestimi i të dyshuarit për sulmin në Barcelonë filmohet nga një shqiptare

Një shqiptare punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka dëshmuar të gjithë ngjarjen madje dhe momentin e arrestimit të të dyshuarit. Dëshmitarja që e ka filmuar këtë video dhe shume turistë të tjerë kanë dhënë dëshminë e tyre në polici.

Ndërkohë Ambasada e Shqipërisë në Madrid i bëri thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që të shmangin shëtitoren e Las Ramblas në Barcelonë ku pasditen e së enjtes ndodhi sulmi terrorist si dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Ministria e Jashtme bën me dije se nuk ka informacione për viktima shqiptare. Ministri Bushati dënoi këtë akt barbar duke shprehur solidaritetin me  popullin spanjoll dhe ngushëllimet familjeve të viktimave./tch


shqiptarja filmon ndalimin by revistaime