Amerikanët e raportuan në koma/ Kryediplomati iranian: Udhëheqësi i ri suprem, vijon detyrat...

Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi thotë se nuk ka “asnjë problem” me udhëheqësin e ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, pasi zyrtarët amerikanë raportuan se ai ishte plagosur.

Të premten, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha se besonte që Khamenei “është i plagosur dhe ka të ngjarë të jetë i shpërfytyruar”.

Araghchi i tha MS NOW, se nuk ka asnjë problem me udhëheqësin e ri suprem.

"Ata do të shohin së shpejti se nuk ka problem me udhëheqësin e ri suprem. Ai po kryen detyrat e tij... dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë", u shpreh kryediplomati Iranian.

Në fjalimin e tij të parë si udhëheqës suprem, Khamenei deklaroi se Ngushtica e Hormuzit do të vazhdonte të ishte praktikisht e mbyllur. Ai gjithashtu kërcënoi se do të hapeshin fronte të reja, nëse lufta SHBA-Izrael kundër vendit të tij do të vazhdonte./ Al Jazeera.