EMRI/ Pasi dhunoi ish-gruan në Sarandë, 31-vjeçari i vendos armën në kokë edhe kunatit
Detaje të reja janë zbuluar lidhur me një ngjarje të rëndë të ndodhur në Sarandë, ku një 31-vjeçar dyshohet se ka kanosur me armë ish-bashkëjetuesen e tij dhe një familjar të saj.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është 31-vjeccari Kristi Ceka, i cili kishte ardhur posaçërisht nga Borsh për të takuar ish-bashkëjetuesen, me të cilën ishte ndarë pas rreth një viti lidhje.
Raportohet se pas një konflikti ai e ka dhunuar ish-gruan dhe më pas është përballur me kunatin e saj. Në këtë moment, 31-vjeçari i ka vendosur armën tip pistoletë në kokë duke e kanosur.
Burime bëjnë me dije se Ceka ka qëlluar rreth 4-5 herë me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij tip ‘Audi Q7’ me targa AB 020 RR, duke u drejtuar drejt Borshit.
Pas një ndjekjeje policore, efektivët arritën ta lokalizojnë dhe ta kapin të dyshuarin në Borsh.
Ai pritet të shoqërohet në Komisariatin e Policisë në Sarandë për veprime të mëtejshme procedurale.