Dortmundi mposht pastër Augsburgun, Reggiani hyn në histori
Borussia Dortmund arriti një fitore të pastër 2-0 ndaj Augsburgut në “Signal Iduna Park”. Goli i parë erdhi brenda 15 minutave. Daniel Svensson pasoi te Maximilian Beier, goditja e të cilit u devijua në zonë, duke i dhënë mundësinë Karim Adeyemi-t të shënonte golin e tij të dytë në Bundesliga për vitin 2026.
Në pjesën e dytë, goli vendimtar erdhi nga 18-vjeçari Luca Reggiani, i cili realizoi me kokë pas një krosimi nga Julian Ryerson në minutën e fundit, duke u bërë golashënuesi më i ri italian në historinë e Bundesligës. Augsburgu tentoi të reagonte me zëvendësime, por nuk arriti të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes, dhe portieri Finn Dahmen ndali disa raste të tjera, duke ruajtur rezultatin 2-0.
Ky rezultat e afron Dortmundin me kryesuesit Bayernit, gjithsesi mbeten të distancuar me 9 pikë më shumë, ndërsa Augsburg mbetet në vendin e nëntë pas dy humbjeve radhazi.