U nda nga jeta sot, filozofi gjerman Habermas ishte mbrojtësi i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

Jurgen Habermas, një prej filozofëve më me ndikim në botë që u nda nga jeta sot në moshën 96-vjeçare ka qenë mbrojtësi i bombardimeve të NATO-s në 1999 për të ndalur fushatën e spastrimit etnik të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovë.

Ai pat deklaruar se askush nuk ka të drejtë t’i braktisë viktimat e t’i lërë në dorë të xhelatëve.

“Kur nuk ka rrugë tjetër fqinjët demokratikë duhet të ndërhyjnë për ndihmë emergjence e legjitimizuar nga e drejta ndërkombëtare”, pat deklaruar Habermas për "Die Zeit" në prill 1999.

Habermas ndërhynte shpesh në çështje politike gjatë disa dekadave. Shkrimet e tij të gjera kaluan kufijtë e disiplinave akademike dhe filozofike, duke ofruar një vizion për shoqërinë moderne dhe ndërveprimin shoqëror. Ndër veprat e tij më të njohura ishte libri me dy vëllime ‘Teoria e Veprimit Komunikativ’.