PD mbledh kryesinë, zbardhen temat që do të diskutohen

Partia Demokratike do të mbledhë të hënën 16 mars, Kryesinë e Partisë, ku do të diskutohen dhe merren vendime me rëndësi në lidhje me zhvillimet politike në vend.

Mbledhja vjen pas rrëzimit nga Edi Rama dhe mazhoranca e PS-së të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe thirrjes së protestës kombëtare më 22 mars.

Mësohet se, në mbledhje do të diskutohen edhe çështje të tjera, që kanë të bëjnë me organizimin e brendshëm të PD.

Tema kryesore pritet të jetë strategjia, organizimi dhe ndarja e planit për protestën kombëtare të 22 marsit.

Gjithashtu do ketë vendimmarrje edhe për zgjedhjet në degët e PD.

Pritet që të diskutohet dhe miratohet edhe data e kuvendit Kombëtar, grupi i punës për ndryshimet statutore dhe përgatitjet për zgjedhjet e reja në strukturat drejtuese të PD-së.