Trump: SHBA do ta hapë Ngushticën e Hormuzit në një mënyrë ose tjetër - Fton 5 shtete të dërgojnë anije luftarake
Presidenti amerikan deklaroi se “në një mënyrë ose në një tjetër, së shpejti do të bëjnë që Ngushtica e Hormuzit të jetë e hapur e sigurtë dhe e lirë.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai shkroi se shpreson që Kina, Franca, Japonia, Koreja e Jugut dhe Mbretëria e Bashkuar të dërgojnë anije luftarake në këtë kanal të rëndësishëm detar, në mënyrë që ai të mos përbëjë më një kërcënim nga Iran.
Ai shtoi se shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për ta mbajtur këtë korridor kyç të transportit detar “të hapur dhe të sigurt”.
Ndërkohë, Trump tha se SHBA do të vazhdojnë “të bombardojnë fort vijën bregdetare dhe të qëllojnë vazhdimisht anijet dhe mjetet iraniane në det”.
Trump pretendoi gjithashtu se SHBA ka “shkatërruar 100% të kapaciteteve ushtarake të Iranit”, por shtoi se për Teheranin mbetet ende “e lehtë” të përdorë dronë, mina detare dhe raketa me rreze të shkurtër.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Iranit në Geneva, Ali Bahrani, tha se pretendimet e Trump për eliminimin e kapaciteteve ushtarake të Teheranit “bazohen në gënjeshtra të fabrikuara”, shkruan BBC.