SYRI TV/ Sekretet e gatimit të ballokumes së Elbasanit, Duka: E gatuaj prej më shumë se 36 vitesh
Festa e Verës identifikohet me ballokumen e Elbasanit. Por si përgatitet ëmbëlsira e 14 marsit? Familja Duka, që e gatuan prej më shumë se 36 vitesh, tregon sekretet si dhe traditën e kësaj feste në Elbasan.
Prej më shumë se 36 vitesh, Olsi Duka gatuan çdo vit ballokume dhe revani, një traditë e trashëguar ndër breza që prej stërgjyshes.
Ai shprehet se sekretet e kësaj ëmbëlsire dhe e veçanta në shije nisin që nga mielli i misrit, i cili duhet të jetë autokton i zonës së Polisit, dhe të gjitha produktet duhet të jenë bio.
Tanimë, në familjen e tij, ndonëse zonjat janë në moshë të thyer, mbi 70 vjeçe, ende vijojnë t’i gatuajnë ballokumet dhe, për më tepër, të vazhdojnë traditën e 14 marsit.
Një traditë që në familjen Duka ka vijuar fshehurazi që në periudhën e sistemit komunist dhe që do të vazhdojë të trashëgohet ndër breza.