Teliti: Integrimi europian përdoret si instrument politik për të mbuluar dështimet e qeverisë

I ftuar ditën e sotme në intervistën e mesditës në Syri Televizion, eksperti i ekonomisë Dorjan Teliti shprehu kritika ndaj qeverisjes aktuale dhe mënyrës se si funksionon drejtësia në vend. Ai tha se drejtësia duket se ka vepruar vetëm kur ka goditur kundërshtarët politikë, si Sali Berishën, Ilir Metën dhe Fatmir Mediun, ndërsa tani që ajo po i afrohet kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij, reagimet janë të papërmbajtura dhe të motivuara nga nervozizmi.

Teliti theksoi se media duhet të vazhdojë të bëjë pyetjet e veta, duke shtuar se përgjigjet e qeverisë shpesh janë të gabuara dhe nuk adresojnë shqetësimet reale të qytetarëve.

Ai kritikoi ofendimet ndaj gazetarëve dhe përjashtimet nga godina e kryeministrisë, duke i konsideruar shenjë të mungesës së transparencës dhe llogaridhënies.

Eksperti i ekonomisë rikujtoi se integrimi europian është përdorur si një instrument politik për të mbuluar dështimet e qeverisjes.

Ai përmendi probleme të shumta, përfshirë kanabizimin, shpopullimin e Shqipërisë, përdorimin dhe humbjen e miliarda eurove, si dhe moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Pardje, me votimin e Këshillit Europian, pasaporta europiane fatkeqësisht u gris,” tha Teliti, duke nënvizuar se sot qytetarët lëvizin të lirë në Europë falë Partisë Demokratike dhe qeverisjes së saj të mëparshme, jo për shkak të 13 viteve të qeverisjes aktuale.

Teliti paralajmëroi se modeli aktual i qeverisjes ka nxjerrë Shqipërinë jashtë standardeve europiane dhe se reagimet e pakontrolluara të pushtetit tregojnë një mungesë të qartë drejtësie dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve.

Deklarata e plotë:

"Me sa duket këtu pastaj qenë drejtësia vetëm kur godet kundërshtarët. Për të goditur padrejtësisht Sali Berishën, për të goditur padrejtësisht Ilir Metën, Fatmir Mediun e kështu me radhë, drejtësia ishte në rregull për Edi Ramën.

Tashmë që drejtësia i vjen tek dera, te shtëpia, tek zyra, i vjen te bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, këtu pastaj nuk ka më padrejtësi, nuk ka më gjykata, prokurori, nuk ka më drejtësi, po tashmë kthehen në vegla dhe nervozizmi është hashiqar, është i dukshëm që nuk mbajnë më nervat me sa duket dhe në momentin e parë që i përmenden disa fakte reale që si është e mundur që një qytetar për energji elektrike janë të burgosur dhe kanë vrarë dhe veten madje, ndërkohë që janë zhdukur miliarda eurove, aty pastaj kryeministri nuk e mban më, le të themi, nervat, derisa arrin në ofendime  edhe emra personal, e deri në përjashtime pastaj nga godina e kryeministrore të gazetares Meta rasti konkret që mos të futet më atje, për të mos i bërë më pyetjet e sikletshme të radhës.

Tani media është media, media është e pavarur, duhet të bëjë pyetjet e veta, nuk ka pyetje të gabuara, ka përgjigje të gabuara. Dhe dje ishim dëshmitarë të përgjigjeve tejet të gabuara të liderit të maxhorancës dhe të liderit të qeverisë, i cili në vend të flasi me qytetarët dhe të japë përgjigje pyetjeve konkrete dhe shqetësimeve konkrete që ka, thjesht tregoi forcën e radhës, siç e bëri dy ditë më parë me kartonat në parlament, forcë e cila një ditë shumë të afërt, po ja të siguroj, ka për t'u shteruar dhe ka për të marrë përgjigjen e merituar.

Shiko, Rama nuk e ka zgjedhur sot këtë rrugë. Ju e mbani mend, në vitin 2012, vitin 2013, ne ishim gati për të hapur procesin e integrimit. Ishte Edi Rama atëherë, lideri i opozitës, i cili me justifikimin e Këshillit të Qarkut të Fierit, bëri bllokimin e integrimit. Integrimi nuk ka qenë ndonjëherë objektiv i kësaj mazhorance.

Ka qenë një instrument për t'i hedhur hi syve të shqiptarëve që gjoja qeverisja aktuale po punon për integrimin. Integrimi nuk ka qenë objektiv aktual, se po të ishte qenë për integrimin, nuk do të kishim pasur as votimin e pjesshëm, nuk do të kishim pasur as kanabizimin e Shqipërisë, nuk do të kishim pasur as shpopullimin e Shqipërisë, nuk do të kishim pasur as përdorimin dhe hedhjen në treg të miliarda eurove të pista, sidomos në sektorin e ndërtimit.

Nuk do të kishim pasur as abuzimet marramendëse, të cilat janë konstatuar edhe nga raporte zyrtare të ministrive të jashtme të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, apo dhe vetë Komisionit Europian.

Nuk do të kishim pasur mungesën e fjalës të deputetëve, përfaqësuesve të popullit, kryetarëve, qytetarëve të thjeshtë. Nuk do të kishim pasur moszbatime të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, siç është rasti i Olta Xhaçkës e kështu me radhë.

Pra do ishim sjellë si një vend, si një qeverisje, si një shtet, i cili është provizion i Bashkimit Europian, Folësi 1: provizion i të cilit menaxhohen punët në ato shtete. Por këtu në Shqipëri ka ndodhur e kundërta.

Është përdorur thjesht për retorikë, thjesht nga fakti që nuk ka të majtë dhe të djathtë që nuk e dëshiron integrimin e Bashkimin Europian, u përdor në fushatë elektorale dhe përdoret si diskurs.

Pardje, pra me këtë shkelm që i dha Këshillit Europian Shqipërisë me atë votim që u krye, pasaporta europiane fatkeqësisht u gris. Ne fatmirësisht lëvizim të lirshëm sot në Europë dhe kjo është meritë e partisë, e qeverisjes së Partisë Demokratike.

Se po të ishte për këto 13 vite të qeverisjes aktuale, besoj s'ishim futur kurrë lirshëm për lëvizjen në Europë, mënyrën se si janë kryer gjërat. Po të paktën atë të drejtë e kemi fituar përpara se Edi Rama të ishte kryeministër dhe përpara se ky model qeverisje të instalohej në Shqipëri".